Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe të bëjnë të ditur diçka të rëndësishme drejt dhënies fund të konfliktit në Ukrainë.
“Ne do të flasim, dhe mendoj që do të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam t’i japim fund asaj lufte”.
Sipas Trumpit, administrata e tij veçse ka pasur “diskutime shumë serioze për luftën në fjalë”, dhe për tentimet për t’i dhënë fund saj.“Është një situatë pa asnjë kuptim dhe duhet të marrë fund”.
Trump nuk ka treguar se kush prej administratës së tij ka qenë në kontakt me rusët, mirëpo ka insistuar se dy palët “veçse po flasin”. Ai nuk ka treguar nëse personalisht është përfshirë në diskutime.
