Komisioni Xhafaj gati bombën e parë kundër reformës në drejtësi me parlamentin e ri, shkrirje KLGJ dhe KLP me

Data

Reforma në drejtësi pritet të lëkundet nga themelet pas shtatorit. Komisioni i posaçëm i ngritur nga Partia Socialiste dhe i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, po përgatitet që të hedhë në tavolinë draftin më të debatueshëm që nga miratimi i reformës në vitin 2016. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se plani është që të ketë një shkrirje të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për t’i bashkuar në një strukturë të vetme, që thuhet se do të jetë nën komandën direkte të mazhorancës. Paralelisht, pritet të shkrihen Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe ILDKP në një institucion unik, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) mbetet jashtë loje. Ky është thelbi i manovrës që po përgatitet për t’u konkretizuar në sesionin e ri parlamentar.

Sinjalin se do të ketë lëvizje të forta pas shtatorit e dha vetë Fatmir Xhafaj, i cili gjatë një konference pak ditë më parë ku raportoi për punën e komisionit, deklaroi se draftet janë gati dhe do të futen në Kuvend sapo të nisë sesioni i ri. “Ne kemi dokumente të hartuara prej ekspertëve për sistemin e drejtësisë. Nuk dëshironim t’i sillnim këtu gjatë fushatës zgjedhore sepse do të bëheshin menjëherë kazus për politikën e ditës. Por tani Kuvendi do ta ketë këtë në prioritetet e tij në sesionin e parë të legjislaturës së re”, deklaroi Xhafaj. Xhafaj kritikoi drejtpërdrejt KLGJ-në dhe KLP-në, duke i akuzuar për mosfunksionim dhe shkelje të detyrimeve ligjore. “E dini ju që këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që është detyrim i tyre? Kjo nuk është thjesht çështje teknike, por një shkelje e detyrimeve ligjore”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related