Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë, Ngjela nxjerr të pathënat, ekspertët amerikanë kanë zbuluar…

Data

Po afrohet një furtunë e madhe në politikën shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash korrupsion galopant dhe zhvatje të pasurisë publike, “bomba” pritet të shpërthejë nga dy drejtime: SHBA dhe SPAK. Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar prapaskenat e forta pritet që të trondisin elitën politike,  ku sipas tij, ekspertë të specializuar amerikanë kanë zbuluar miliarda euro të fshehura në bankat ndërkombëtare. Paratë janë gjurmuar jo vetëm në llogaritë direkte të politikanëve të lartë, por edhe te njerëzit e tyre më të afërt, përmes një skeme të sofistikuar transferimesh. Tashmë gjithçka është hetuar, dosjet janë gati dhe pritet të nisë faza e dytë: goditja penale dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme që kanë kapur për fyti shtetin. “I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror që është në proces penal do të konfiskohet.

SPAK i ka në dorë. Vjedhje e madhe e popullit ka qenë kjo në tridhjetë vite rresht.  Por do të konfiskohen të gjithë; dhe ekspertiza amerikanë i ka gjetur edhe paratë e tyre të depozituara në bankat ndërkombëtare madje edhe në ato që janë në freezonë. Edhe paratë e fshehura e të transferuara tek të tjerët; janë nën hetim e po zbulohen rast pas rasti.  Por gjendja ka qenë e rëndë në të gjithë Shqipërinë, në pushtetin qendror por edhe në pushtetin vendor. Gjithçka është e hetuar. Dhe është përgatitur edhe skema e goditjes penale dhe e konfiskimeve të pasurive korruptive.  Kurse ekspertet amerikanë në ndihmë të SPAK-ut; janë kthyer dhe kanë filluar punë. Por goditja duhet të jetë e rëndë.  Pyetja që bëhet sot kudo është kjo: çfarë kanë qenë këta hajdutë, kafshë kanë qenë?

Jo, ata kanë qenë hordhi antishqiptarr që pas rrëzimit të komunizmit me intuitë kriminale menduan të vidhnin shtetin dhe të krijonin pasurinë e tyre, në mënyrë që pushtetin politik ta kthenin në një pushtet personal.. Por si i erdhi fati Shqipërisë që filluan hetimet kundër parasë së korrupsionit të lartë shtetëror? Ishte ndërhyrja e pastër dhe me profesionalizëm e politikës amerikane që, me forcën e presionit të saj, e detyroi politikën e lartë në Shqipëri që të ndërtonte ligjërisht SPAK – un. Dhe ja, kjo ka qenë fitorja e drejtësisë dhe, nëse SPAK- u do ta çojë deri në fund këtë proces; historia do të shkruajë që drejtësia SPAK e çliroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga korrupsioni i lartë shtetëror që në Shqipëri ka qenë një krim i organizuar”, u shpreh Ngjela.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related