Zgjedhjet e 11 majit/ Ish-kreu i KQZ-së, Kume: Votat jo të komanduara, por zgjedhja më e mirë

Data

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume në një intervistë televizive, diskutoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe rëndësinë e procesit zgjedhor. Ai theksoi se subjektet politike janë më shumë të interesuara për rezultatin sesa për procesin vetë.

Kume u shpreh se ndihma e misionit të vëzhguesve të OSBE-së është thelbësore dhe se çdo përpjekje për të penguar këtë mision do të kishte pasoja negative për imazhin e vendit. Ai theksoi se raportet e OSBE-së janë të lexuara dhe interpretuara në mënyra të ndryshme nga palët politike, duke theksuar se kjo nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në procesin zgjedhor. Duke folur për kontributin e shqiptarëve nga jashtë në formësimin e Kuvendit të Shqipërisë, Kume nënvizoi se rreth 250,000 votues nga diaspora do të marrin pjesë në zgjedhje, duke përbërë rreth 12% të totalit të pjesëmarrësve. Ai beson se vota e shqiptarëve nga jashtë mund të jetë më e informuar dhe më pak e ndikuar nga interesi politik, duke shpresuar që ata të zgjedhin kandidatin më të mirë për të qeverisur.

“Subjektet politike nuk kanë të parin procesin zgjedhor, por rezultatin. Nuk u intereson që të sillen më mirë se tjetri apo jo por objektivi në garën zgjedhore. Sido që të ketë qenë procesi zgjedhor tek ne, në asnjë rast nuk kemi patur këtu ndërhyrje në punën e vëzhguesve të OSBE, por misioni i tyre është në terren duke mbledhur informacion për ecurinë e procesit. Sjellja më e keqe e mundshme mund të jetë goditja e misionit të OSBE-së. Të gjithë e lexojnë në fund raportin e OSBE mbi zgjedhjet ashtu si duan. Për mua efekti më i keq i kësaj është që në vend që të korrigjojmë të këqijat që na vihen në tavolinë nga gjykimi i të tjerëve, por palët thonë se kanë të drejtë bazuar në raport. Cfare ka prodhuar kjo? Asgjë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related