Familja e drejtorit të OSSH Blendian Dalipaj shfaqet si një nyje e fuqishme që lidh projektet e ndërtimit, energjisë dhe koncesioneve me përfitime të shumta publike. Babai i Blendian Dalipaj duke pasur të birin si një nga drejtorët e rëndësishëm të lubisë Belinda Balluku ka arritur të jetë një nga përfituesit e tenderëve të shumtë në sektorin energjitik dhe më shumë. Në koncencionin e dhënë nga Balluku për përfituesin e koncesioneve më të mëdha në Shqipëri, Bashkim Ulajn, të rrugës Milot Thumanë, pjesë e kësaj afere është dhe babai i Blendianit me përqindje minore, por që duket qartë që është garancia për ministren. Përfshirja e Dalipajt në koncesionin e dhuruar nga Balluku në duart e njeriut më të afërt të Sali Berishës tregon qartë se ky personazh ka për të qenë nyja gordiane e ministres me kompaninë përfituese. I takon një investigimi më të thelluar për të kuptuar rolin e Dalipajt me përqindje kaq të ulët, por që i ka garantuar koncesionit kompanisë së Ulajt. Analiza e mëposhtme hedh dritë mbi një rrjet të ndërlidhur ekonomik të krijuar përmes kompanive të lidhura dhe manovrave transaksionale që ngjallin dyshime të thella për konflikt interesi dhe kapje të shtetit.
Prania në projektet strategjike
Shoqëria koncesionare G2 BLU, e themeluar në prill 2023, mori përsipër ndërtimin dhe menaxhimin e segmentit rrugor Milot–Thumanë me një kontratë PPP 35-vjeçare që kap vlerën 44.6 milion euro (pa TVSH). Në përbërje të saj ndodhen:
