Gazetari Enton Abilekaj thotë se procesi i Berlinit nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret për vendin tonë. Në një intervistë për një emision televiziv në edicionin e pasdites, Abilekaj tha se procesin e Berlinit nuk mund ta quajmë suksem, pasi Ballkani i Hapur ishte një marrëveshje që e cënoi rëndë atë.
Sipas Abilkejt, e vetmja përfituese nga Ballkani i Hapur ishte Serbia, e cila kërkonte të bëhej vend lider në rajon.
Sa i përket marrëveshjes dypalëshe Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve që do të akomodohen në Gjadër e Shëngjin, Abilekaj tha se ajo është realizuar për interesa personale të Ramës dhe jo në të mirë të integrimit të vendit tonë.
Serbia kërkon ta minojë korridorin 8, që ajo të jetë e vetmja nyje në Ballkan.
Përmes Ballkanit të Hapur, Serbia kërkoi të ndërtojë një marrëveshje si ajo e lëvizjes së lirë të mallrave që e ka favorizuar në importe, në Maqedoni e Shqipëri. Sidomos në Shqipëri.
Procesi i Berlinit s’është një sukses, s’ka asnjë rezultata konkret. Ballkani i Hapur është marrëveshje pa mbrojtje e vënë në jetë, ndërsa CEFTA është me mbrojtje. Kjo sepse asgjëson prodhimin vendasas, siç ka bërë Open Balkan me bujqësinë shqiptare. Kjo na ka bërë ta shohim veten si vend konsumator dhe jo prodhues.
Jemi pika fundore e Ballkanit dhe BE. Sepse kështu e ka parë Rama, kur bëri marrëveshjen e Ballkanit të Hapur. Këto janë pasoja të kësaj marrëveshje.
Bujqësia në Shqipëri ka arritur nivelein e ‘97. Defiçiti tregtar është në rekordet e veta, fermerët s’punojnë më, ose janë larguar nga fashati në qytet, ose kanë ikur nga Shqipëria.
S’ka krah pune për të mbledhur ullinjtë, këto janë një nga treguesit. Duke humbur një mundësi eksporti të jashtëzakonshme. Ndikojnë të gjitha në ekonomi që ka përbërë një pjesë të konsiderueshdme të PBB.
Procesi i Berlinit, është pa rezultate për shkak të sabotimit të Ballkanit të Hapur dhe që s’ka një organ mbikëqyrës menaxherial. S’ka sistem rregullator, rezultatet sot jenë ato që pritet. Dhe marrëveshjet që janë firmosur do mbeten të parealizuara.
Në këto kushte kur Shqipëria s’përfiton asgjë nga fondet e BE, apo nga hapja e lirë dhe nuk financon bujqësinë, atëherë do jetë konsumatore. Do bëhet piks shkarkimi për të mbijetuar.
Këtu po vijnë vetëm të burgosur dhe emigrantë, ndërsa shqiptarët ikin.
