“Një karrige, jo e ardhmja e Shqipërisë”, Baçi i zhgënjyer:Koalicioni i dajës dhe tezes do mbahet mend për grindje,jo..

Data

Analisti Agim Baçi, i ftuar në një emision televiziv, e ka cilësuar debatin mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, si një debat që do t’i kushtojë më shumë se një mandat.

Baçi tha se nëse do të flitet për numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 11 majit, Lapajt i takon mandati, por sipas analistit, ai do duhej t’i qëndronte deklaratës që bëri, se nëse do të merrte një mandat atëherë nuk do të hynte në parlament.

“Lapaj nuk do të kishte humbur asgjë nëse do e mbante deklaratën e vet, se nëse do të fitonte një mandat nuk do të hynte në kuvend. Lapaj ka deklaruar se mua po më pengojnë për të hyrë në kuvend. Sot ka bërë një hap pas por ajo që ka ndodhur është  evështirë të zbbëhet, por goditja është për të ardhmen, kanë humbur prespektivën politike të dy. Do të thonë se këta janë të rinj por po veprojnë me gjuhë të vjetër, po bëjnë fjalë për një karrige jo për të ardhmen e Shqipërisë. Do njihen si koalicioni i dajës dhe tezes”, tha Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related