Lufta për kreun e Bashkisë Tiranës fut në ethe të preferuarit e Ramës, pas Manastirliut dhe Gonxhes hyn në lojë dhe…

Data

Në skenën politike brenda PS-së po zhvillohet një betejë e heshtur, por e ashpër, për të marrë kontrollin e kryeqytetit. Emrat që përfliten janë disa, por tre prej tyre po shkaktojnë stuhi në korridoret e pushtetit: Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe njeri i besuar i Ramës; Blendi Gonxhe, ministri i Ekonomisë me ambicie të mëdha politike; dhe së fundmi, surpriza më e madhe, është zv/kryeministrja Belinda Balluku, një emër që po lëviz fijet nga prapaskena. Burime të sigurta brenda Partisë Socialiste konfirmojnë se Balluku ka nisur të mobilizojë mbështetje të gjerë në struktura, duke kërkuar të imponohet si kandidatura e fuqishme që mund të garantojë stabilitet pas krizës Veliaj. Ajo u shfaq këtë javë në një mbledhje që kryeministri Edi Rama zhvilloi me drejtuesit politike të PS në 12 qarqe, kandidatët për deputetët të PS në Tiranë dhe gjithë zyrtarët e Bashkisë së kryeqytetit, ku pas largimit të shefit të qeverisë ishte pikërisht ajo që mori frenat. Kjo lëvizje e Ballukut u pa dhe u trumbetua në media pranë mazhorancës, si ambicie e saj për të garuar si kandidate nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Por ajo që e bën këtë përfshirje të saj edhe më tronditëse është një seri akuzash që kanë dalë në sipërfaqe së fundmi. Sipas disa zërave brenda selisë rozë, Balluku dyshohet se ka qenë e përfshirë në mënyrë të tërthortë në protestat e opozitës së zhvilluara para Bashkisë së Tiranës para disa muajsh, protesta që në pamje të parë dukeshin si nisma spontane të qytetarëve. Ka akuza dhe dyshime se ajo ka financuar këto protesta, duke përdorur individë të lidhur me të, me qëllim goditjen e reputacionit të Veliajt në publik dhe në parti. Një tjetër detaj që ka ngritur vetulla në zyrat e PS-së është shpërndarja e letrave anonime dhe informacionesh komprometuese për Veliaj, të cilat sipas raportimeve të brendshme mund të jenë iniciuar nga grupi i Ballukut, pasi sot që flasin kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në burg për shkak të një letre anonime që shkoi si kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Por kjo strategji e gjatë dhe e përpunuar për të dobësuar Veliajn mund të ketë qenë pjesë e një plani të mirëmenduar për ta nxjerrë atë jashtë loje dhe për të krijuar hapësirë për një kandidim të vetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related