Pas fshesës ne pushtetin lokal Edi Rama mbledh të enjten tjetër kabinetin për Retreat, pritet furtunë spastrimesh…

Data

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të enjten tjetër, kabinetin e tij për atë që ai e quan “Retreat pune”, por që nga brenda qeverisë përflitet si “Retreat-i i pastrimit të madh”. Aty pritet të ndodhin tronditje të mëdha, të denja për një thriller politik. Pas fitores spektakolare në zgjedhjet e 11 majit dhe 83 mandateve që konfirmuan dominimin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama po luan kartën e rrezikshme të spastrimit total të qeverisë dhe drejtuesve, për të rifreskuar pushtetin përballë zjarrit të drejtësisë. Pas spastrimeve (fshesës) të ditëve të fundit në pushtetin vendor, burime konfidenciale thonë se disa nga figurat më të fuqishme të kabinetit janë me një këmbë jashtë, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po i fryn në qafë me dosje të hapura, kallëzime të rënda dhe hetime që vetëm po thellohen. Në krye të listës për shkarkim është Belinda Balluku, që ndonëse fitoi bindshëm në Fier, është përmbytur nga hetime për inceneratorin e Tiranës, tenderët e Llogarasë, abuzimet me OSHEE, KESH, ARRSH dhe një dëm total që i kalon 200 milionë euro. Më e rënda? Sipas akuzave në rritje, Balluku ka firmosur kontrata 35-vjeçare me kompani të lidhura familjarisht me bashkëpunëtorët e saj, ndërkohë që dhjetëra vartës të saj janë arrestuar ose janë nën hetim aktiv. Përballë këtij presioni, Rama shihet gjithnjë e më shumë si i gatshëm ta flijojë Ballukun për të shpëtuar veten dhe qeverinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related