Shqipëria mikpriti ditën e sotme (28 shkurt) Samitin Ukrainë-Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi për herë të parë Tiranën dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës (27 shkurt). Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit të Ukrainës zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas firmosi traktatin e miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zelensky së bashku me liderët e Evropës Juglindore mori pjesë në Samitin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, që zgjati rreth 1 orë dhe bëri thirrje për mbështetje.
