Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua me forca të shumta policie nga burgu i Durrësit në spitalin rajonal, pas shqetësimeve shëndetësore.
Burimet bëjnë me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali. Siç përshkruan burime të Anila Hoxhës të pranishme në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu. Veliaj ka shfaqur temperaturë të lartë mbrëmë.
Rreth 30 police e burgjeve mesohet se kane marre pjese ne shoqerimin e Veliajt për të kryer një ekzaminim mjekesor. Veliaj sipas te dhenave te deritanishme ka kryer sondë stomaku, një kontroll që të cilin e kryen në mënyrë periodike çdo dy vite. Pervec pranise se lartë te policëve që ka shoqëruar Veliajn, ate mesohet se e kanë larguar me urgjencë nga spitali, ende pa mbaruar serumin.
