Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka paralajmëruar telashe të mëdha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa ngjare të bujshme të karakterit korruptivo-kriminale. Gjatë një prononcimi për gazetën avokat Beqiri zbuloi se janë 120 mijë faqe në ato 333 fashikuj të SPAK për aferën “Partizanin” që kanë shkuar në GJKKO. Kjo gjyqtare do e kalojë çështjen për gjykim. 120 mijë faqe dosje që janë atje, është një mal i madh saqë duhet të iki brinjazi të futet në atje. Kaq shkojnë 333 fashikuj. Nuk do i lexojë të gjitha. Gjyqtarët dijnë se çfarë lexojnë. Akt akuza është themeli. Berisha nuk do kërkojë gjykim të shkurtuar, i intereson zgjatja e procesit. Në 2025 mbyllet kjo çështje. Pas zgjedhjeve”, deklaroi ai.
Dosja “Haklaj”
Ndërkohë avokat Idajet Beqiri ka thënë se përveç dosjes “Partizani” për të cilën Berisha sot është në “arrest shtëpie”, ai po hetohet edhe për vrasjet e “21 Janarit” dhe më e rëndësishmja për vrasjet e Haklajve, në Tropojë. Sipas Beqirit, ka prova të forta që nxjerrin hapur rolin e ish-kryeministrit në këtë ngjarje. Për avokatin, këto 3 dosje mjaftojnë për ta dënuar Sali Berishën me burgim të përjetshëm. “Për Berishën nuk është vetëm dosja ‘Partizani’. Kemi dhe vrasjet tronditëse në Tropojë. Për këtë dosje janë mbledhur të gjitha provat, kemi deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Nuk është provë vetëm ajo video, ku Berisha shfaqet me zë dhe figurë dhe thotë ‘Shkëlqim Haklajn do ma sillni gjallë a vdekur në Tiranë’, sepse i kishte prishur mitingun.
Në atë miting, e para ka dalë të flasë Liri Berisha, sepse Saliu kishte frikë mos e vrisnin. Në Tropojë nuk vrasin gra sepse është e ndaluar edhe me kanun, prandaj nxorën Lirinë. Saliu ka dalë vetëm pasi mori garanci që nuk do e vrisnin. Por ata që ishin ulur krah tij, e dëgjuan mirë urdhrin e tij për Shkëlqim Haklajn. Dhe për fatin e zi të Saliut, ata tashmë i kanë dhënë deklarimet e tyre në SPAK. Kështu që edhe për këtë dosje, provat janë mbledhur. Berisha do e ketë çështje të tretë këtë, pas ‘21 Janarit’ dhe ‘Partizanit’. Kjo dosje e varros përfundimisht atë në burgim të përjetshëm”, u shpreh ai.
Protestat e dhunshme të PD
Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri komentoi edhe protestën e zhvilluar nga opozita pak ditë më parë në kryeqytet. Avokati e quajti një dështim, ndërsa e cilësoi se një kryengritje dhe jo një protestë duke shtuar se udhëheqësit duhet të dënohen. “Protestë nuk quhet, ambasada amerikane e konsideroi demonstratë dhe në këtë drejtim e paralajmëroi Sali Berisha se çfarë do të ishte. Ai tha se do të përdoren të gjitha llojet e mjeteve të mosbindjes civile. Por në fakt mosbindje civile aty nuk kishte. Dje pamë që Berisha hodhi në veprim organizatën e tij kriminale. Aty nuk ishte as PD, demokratët nuk ishin në atë akt të djeshëm.
