FOTO/ Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s

Data

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e sopranos shqiptare, Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Ermonela Jaho mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Rama.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama do të jetë në Londër më 2 qershor ku do të zhvillojë një takim me diasporën në kuadër të një turi, që e nisi nga Athina.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related