Kreu i PDK, Nard Ndoka e ka konsideruar si të rrezikshme sjelljen e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Sipas Ndokës, Rama po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese.
Ndoka në një intervistë është shprehur se është e vështirë t’i japësh përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin.
