‘Progres rekord në negociatat për anëtarësim’, BE jep sinjalin e madh: Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në…

Data

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerëson se Shqipëria po bën përparim të shpejtë në negociatat e integrimit. Duke sjellë në vëmendje deklaratën e saj javën e kaluar në Parlamentin Evropian, Kos shprehet se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, duke vënë në dukje arritjet e muajve të fundit në këtë aspekt.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po përparojnë me një ritëm të paparë më parë, siç u theksua, me disa arritje të rëndësishme të realizuara gjatë muajve të fundit dhe me të tjera që priten së shpejti. Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po e çon përpara këtë proces duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.”, u shpreh Kos.

Kos shton se BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë, ndërsa kërkon edhe më shumë angazhim për të bërë të mundur ambicien që ka shprehur qeveria, për të mbyllur të gjithë kapitujr brenda 2027.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related