Brukseli kërkon arrestimin e politikanëve të korruptuar, ambasadori i BE mesazh qeverisë për pavarësinë e gjyqësorit…

Data

Brukseli ka kërkuar arrestimin e politikanëve të korruptuar si pjesë e angazhimit të Shqipërisë për reformën në drejtësi. Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka bërë dje thirrje qeverisë shqiptare të respektojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se drejtësia duhet jo vetëm të funksionojë, por edhe të jetë e dukshme për qytetarët. Sipas tij, vendimet gjyqësore me standarde të larta janë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Gonzato vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe transparencës në procesin e drejtësisë.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar vlerën e dialogut. Këto elemente janë kyçe që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm. Drejtësia, jo vetëm duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet. Drejtësia duhet të arrijë te qytetarët, duhet ta kuptojnë, të kenë besim, dhe vetëm duke patur këtë besim mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë. Dhe për këtë çdo hap ka rëndësi, çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion”, deklaroi dje ambasadori Gonzato në aktivitetin e prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related