9 mln euro investim, por te pediatria në QSUT pacientët marrin ventilatorë me vete

Data

Në njërën dorë ventilatorin dhe në tjetrën fëmijën e tij, një i ri del nga Spitali Pediatrik në Tiranë kur temperaturat atë ditë kapën 37 gradë celcius. Edhe pse godina është moderne, me investime të dukshme si në hapësirë ashtu edhe në organizim, sistemi i kondicionimit në të gjithë pavionët e pediatrisë “funksionon përgjysmë”, me përjashtim të Reanimacionit pediatrik dhe Urgjencës.

“Ne sot jemi këtu për ta vijuar këtë mision, për rritjen e kapaciteteve dhe të shërbimeve për trajtime inovatore dhe kushte më të mira për pothuajse 10 mijë fëmijë e familje që marrin shërbim çdo vit. Në këtë godinë që hap dyert sot ‘Godina e Specialiteteve’, janë të vendosura reparte të rëndësishme si ai i Nefrologjisë, i Dializës Pediatrike, i Fizioterapisë, i Pneumologjisë, i Alergologjisë, Shërbimi i Kirurgjisë Infantile dhe Laboratori i Biologjisë Molekulare”, tha kryeministri Edi Rama më 21 shkurt të këtij viti gjatë një vizite në QSUNT, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Më herët, Rama kishte ndarë pamjet e  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, duke garantuar nga ana e tij kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor.   Rreth 5 muaj pas kësaj deklarate, në QSUNT, konkretisht në Pavionët e Spitalit të Pediatrisë, është shfaqur problemi i kondicionimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related