Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli për situatën në PD dhe sfidat e opozitës gjatë një interviste televizive.
Ai u shpreh se PD duhet t’u hapë dyert të rinjve dhe të gjejë mekanizma për bashkimin e të gjitha prurjeve brenda partisë.
Sipas tij, opozita ndodhet në kushte rezistence përballë një regjimi, duke përmendur edhe burgosjen e figurave kryesore. Salianji theksoi se do të vijojë aktivitetin politik dhe do ta çojë çështjen e dënimit të tij në Gjykatën e Strasburgut.
