Franca ka një qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Data

Dy ditë pas riemërimit të Sébastien Lecornu si kryeministër, Franca ka një kabinet të ri qeveritar. Nga 34 anëtarët e kabinetit, disa janë personalitete pak të njohura për publikun, sipas listës së publikuar nga Pallati Élysée.

Në detyrat e tyre vazhdojnë ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure shihet si një aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e mëparshme e Punës dhe Shëndetësisë, Catherine Vautrin, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nuñez, emërohet ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar konservatorin Bruno Retailleau. Jean-Pierre Farandou, shefi i hekurudhës shtetërore SNCF, merr postin e ministrit të Punës, ndërsa ish-drejtuesja e Organizatës WWF në Francë, Monique Barbut, do të jetë ministre e Mjedisit.

Përpara prezantimit të kabinetit të ri, Lecornu zhvilloi konsultime me presidentin Macron në Pallatin Élysée. Sipas një zëdhënësi të presidentit, buxheti për vitin 2026 duhet të paraqitet deri më 15 tetor 2025, për të respektuar afatin kushtetues. Lecornu përballet me sfidën për të ulur deficitin e lartë buxhtor të Francës. Konservatorët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa liberalët e majtë propozojnë taksën për miliarderët dhe pezullimin e reformës së pensioneve të diskutueshme të Macron.

Kryeministri nuk ka përjashtuar mundësinë e një dorëheqjeje tjetër në rast se buxheti nuk miratohet. Kabineti i mëparshëm i Lecornu nuk mbijetoi as 14 orë, duke e detyruar atë të kërkonte dorëheqjen. Të premten, më 10 tetor 2025, Lecornu u riemërua nga Macron në detyrën e kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related