Altin Dumani kreu i SPAK, në një takim informal ditën e djeshme me gazetarët ka dhënë detaje për disa nga dosjet e nxehta që po hetohen nga institucioni që ai drejton.
Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se në fakt Dumani u tregua i rezervuar dhe nga mënyra se si po hetohen këto çështje ka njëlloj stepie nga prokuroria e posaçme.
Ai tha se sa i takon inceneratorit të Tiranën Dumani deklaroi se jemi në fazën e hetimeve paraprake dhe po hetohet dhe zbatimi i kësaj kontrate, por sipas tij SPAK duhet të zbardhë sa më shpejt këtë dosje të copëtuar në fraksione për të kuptuar nëse Veliaj është apo jo fajtor.
