“Rregullin e prishin zyrtarët”,Braçe ‘shpërthen’ ndaj oligarkisë urbane: Skandali i ndërtimit ka dalë jashtë kontrollit

Data

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo të bizneseve. Kështu u shpreh në një studio televzive, deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit biznesi duhet të zhvillohet pa cenuar lirinë e qytetarit. Ai mohoi zërat se po bën fushatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por tha se po punon për çdo shkelje ligji e rregulli që ka evidentuar edhe gjatë fushatës, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga zyrtarët.

“Nuk po bëj fushatë për kryetar bashkie po bëj punën. Unë kam bërë fushatë elektorale me këto që po evidentohen në territor. Argumentet mia kanë qenë shkelja e ligjit rregullit, jo vetëm nga qytetarët, por edhe zyrtarë se vjen e gjitha nga vendimet e Këshillit Bashkiak për administrimin e hapësirës publike. Një trotuar që shkon ën 640 cm e kuptoj që mund të ketë dhe tavolina, por një trotuar që ka 300 cm dhe një shtyllë e pemë nuk ka vend për tavolinë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të bjerë. Ky interes për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nuk mund të përmbushet në këtë mënyrë. Në momentin që bëj fushatë nga pikëpamja e këmbësorit dhe atyre që janë të moshuar që u duhet trotuari, patjetër që kjo ndërhyrje duhet të ishte bërë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të merrte parasysh interesat e këtyre njerëzve jo të bizneseve, apo të policit bashkiak. Inetresat e qytetarëve duhet të jenë të parat”, theksoi Braçe.

Socialisti Braçe përjashtoi gjithashtu edhe negocimin në favor të votave me shkelësit e ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related