PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

Data

Kryendërtuesi i paligjshëm Edi Rama, i cili shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një votë” për të ndërtuar në vend të saj ngrehinën kriminale të “Rilindjes”;

Lideri i mafies së betonit që nisi karrierën politike duke shkatërruar çdo simbol të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, për të vijuar barbarinë e tij me rrafshimin antikushtetues të Teatrit Kombëtar, shtëpive karakteristike, kinemave publike dhe hapësirave të gjelbërta, për t’i zëvendësuar me kulla shumëkatëshe që qelben era kokainë dhe ku lahen paratë e pista të korrupsionit të përbindshëm të tij;

Grabitësi më i babëzitur i tokave shtetërore që u falen si plaçkë private oligarkëve, klientëve, gazetarëve të regjimit dhe gaztorëve të pushtetit të shpallur prej tij si gjoja “investitorë strategjike”;

Zaptuesi më i pangopur i pronave të ligjshme të qytetarëve dhe sidomos të komuniteteve fetare që ende pas 12 vitesh në pushtet nuk kanë marrë as tokat dhe pronat e tyre;

Vjedhësi i bregdetit dhe bukurive më përrallore të Shqipërisë;

Ai që e shndërroi Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave në zyrë noteriale shpronësimesh kriminale dhe legalizimi të shfrenuar të betonit të mafias;

Prej 28 vitesh në politikë dhe 12 si Kryeministër, i damoksur si shkatërrues i hapësirave, ky simbol i paligjshmërisë dhe uzurpator i tokave publike e private, kurrë nuk mund të udhëheqë një aksion shtetëror, të moralshëm dhe ligjor për çlirimin e tyre.

Aksioni që nisi në Theth dhe po shpërndahet në mbarë vendin kundër çadrave dhe çative pa leje, kundër koteceve dhe gardheve, kundër lokaleve e ndërtesave në proces legalizimi, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse shmangie nga vëmendja e krimeve barabare urbanisitike që vet Kreu i Organizatës ka bërë ndaj qyteteve, fshatrave, bregdetit, maleve, pronave shtetërore dhe të qytetarëe, me firmë dhe me vulë të tij, deri duke i ndarë ato si shpërblim për bandit elektorale me të cilat grabit zgjedhjet, për organizatat mafioze dhe kartelet më të rrezikshme ndërkombëtare, Ndrangheta e Sinaloa”, tha Blushi.

Tirana, është qartësisht dëshmia më konkrete se çfarë barbarie ndaj hapësirave publike ka kryer Edi Rama, vetëm vitet e fundit, pa llogaritur periudhën kur ai ishte Kryetar Bashkie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related