Ruspat e Edi Ramës shkatërrojnë turizmin, qytetarët të nervozuar pasi po anulohen prenotimet, situate dramatikë…

Data

Thethi, simbol i turizmit malor dje u kthye në arenë përplasjesh. Qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit. Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e 80 objekteve në fshatin turistik.

Një vit më parë, Edi Rama u prit në Theth me bukë, kripë e raki, një ceremoni si për mbret, ku premtimet për lulëzim turistik mbushën zemrat e banorëve me shpresë. Sot, në vend të duarve të ngrohta të shtetit, mbi Alpet kanë zbritur grushtat e fadromave, ruspat dhe çizmet e forcave speciale (efektivëve të policisë). Nga një “qeveri e rilindjes”, Shqipëria është kthyer në një makth autoritar ku rrënimi bëhet me urdhër të kryeministrit dhe shpresa shembet me baltën e themeleve.

Në Theth, ruspat nuk po prishin thjesht ndërtime, ato po groposin ëndrrat, investimet dhe jetën e dhjetëra familjeve që ndërtuan mbi fjalët boshe të kryeministrit. “Ndërtoni”, u tha vjet. Sot: “Shkatërrojini!”, urdhëron pa mëshirë. Një banor me lot në sy lutet që të mos i shembin pesë kasollet prej druri në tokën e tij, trashëgimi 200-vjeçare. Askush nuk e dëgjon. Në Vlorë në Lungo Mare, ndërkohë, sipërmarrësit që e mbajtën turizmin gjallë gjatë pandemisë, tani e shohin veten të detyruar të mbyllin lokalet në kulmin e sezonit, sepse Kryeministrit i kujtohet të “rregullojë qytetin” pasi ka ngrënë e pirë për vite me radhë në të njëjtat lokale që sot po i shemb. Kjo nuk është reformë, është sabotazh ekonomik me vulën e pushtetit. Turistët largohen, prenotimet bien, pasiguria rritet. Thethi është në buzë të emigrimit masiv.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related