Arrestimi i Noizy-t në Zvicër! Menaxheri i reperit, zbulon prapaskenat: Jemi të habitur…

Data

Menaxheri i Rigels Rajkut, i njohur si Noizy, ka reaguar në lidhje me arrestimin e reperit në Zvicër. Mediat e Zyrikut raportuan se ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, megjithatë, burime të afërta me artistin ofrojnë një version tjetër.

Në një prononcim ekskluziv për Revista Class, njerëz të ekipit menaxherial pranë Noizyt pohojnë se situata është rezultat i një ngatërrese administrative dhe nuk ka të bëjë me ndonjë çështje penale.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim,” shprehen të afërm të artistit, duke shtuar se janë të habitur ndaj asaj që ndodhi në një vend me reputacion të lartë për drejtësi si Zvicra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related