Bashkia e Tiranës drejt zgjedhjeve/ Veliaj mbetet në burg, kryeqyteti 5 muaj pa kryetar

Data

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”. Vendimi i dhënë sot nga gjykata më e lartë në vend konfirmon vijimin e ndalimit të Veliajt, i cili ndodhet në qeli prej muajit shkurt.

Kërkesat për lirim, të paraqitura më herët në instanca të tjera, janë refuzuar në mënyrë të njëpasnjëshme. Më 9 qershor, Gjykata e Apelit të Posaçëm hodhi poshtë kërkesën e tij për zëvendësimin e masës me “garanci pasurore”. Ndërkohë, më 17 qershor, edhe Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi mbajtjen e tij në burg.

Gjykatat kanë hedhur poshtë edhe kërkesa të tjera të Veliajt, përfshirë edhe atë të 24 prillit, ku ai kërkonte heqjen e sekuestros nga telefoni i tij, një kërkesë që gjithashtu nuk u pranua nga Apeli i Posaçëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related