Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

Data

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023.

Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.

Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.

Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related