Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas operacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, duke shprehur mbështetje të plotë për veprimet e ndërmarra kundër regjimit të atjeshëm.
Në deklaratën e saj, Osmani thekson se Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe Presidentit Donald Trump, duke e cilësuar ndërhyrjen si një qëndrim të drejtë kundër një regjimi narko-terrorist.
Ajo nënvizoi se Kosova e kupton më së miri rëndësinë e vendosmërisë amerikane, duke kujtuar se çlirimi i Kosovës është dëshmi konkrete e kësaj mbështetjeje.
Reagimi i plotë:
Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur Shtetet e Bashkuara po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta.
Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku, sepse liria jonë kolektive mbrohet përmes unitetit dhe vendosmërisë.
