Gjatë ditëve të fundit klientët kanë mbushur me ankesa kompaninë telefonike se po i vjedh duke mos i dhënë shërbimin e domosdoshëm të internetit.
Dhjetëra abonentë të “ONE” kanë denoncuar ndërprerjen e internetit në telefon prej më shumë se një muaji, edhe pse paguajnë për plane pa limit si paketa “Ultra150”.
Ata thonë se shërbimi ndaj klientit nuk jep zgjidhje dhe i kalon ankesat tek një “departament fantazëm” që raporton se gjithçka është në rregull.
E njëjta gjë raportohet se po ndodh edhe me klientët me numrin me kontratë tek kjo kompani, të cilët paguajnë një tarifë fikse prej 18 mijë lekësh në muaj dhe interneti në telefon nuk i funksionon.
