Tuneli i Murrizit jashtë standardeve?/ Rama: Çdo vepër infrastrukturore që ne ndërtojmë…

Data

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi në rubrikën “Sy m’sy” në “Facebook”, iu përgjigj kritikave mbi cilësinë e tunelit të Murrizit.

Rama deklaroi se çdo vepër infrastrukturore e ndërtuar nga qeveria socialiste është sipas standardeve evropiane, duke theksuar synimin për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së deri në vitin 2030.

Jo vetëm ai tunel, por çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital, është vetëm e standardeve evropiane, sepse ne  e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë”, tha kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related