E shtyu për dasmën e Soros/ Rama në 34-vjetorin e PS: Ditën kur do mungojë Gramozi, s’do jem as unë

Data

Gjatë fjalës së tij, Rama e vuri fokusin tek fitorja e zgjedhjeve të 11 Majit, ku pretendon se fitorja erdhi si rezultat i mirëorganizimit dhe reflektimit, ku dukej më shumë si një përgjigje ndaj akuzave të opozitës se zgjedhjet i fitoi me krimin e organizuar, duke abuzuar me burimet shtetërore, si dhe me blerje votash.

“Përshëndetje dhe gëzuar ditëlindjen e 34 të PS ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që nuk janë këtu, por janë pjesë e pandashme e kësaj familje të madhe politike. Kjo është një ditëlindje që bëhet e veçantë si rezultat i faktit se vjen pas një fitoreje shumë domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë për vet faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër.

Padyshim që ne nuk i jemi frikur edhe nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë me fitoret dhe kjo besoj se është arsyeja kryesore që pse ne nuk lodhemi së fituari pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë. Natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë kur kjo fitore është lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa me këtë objektiv. Objektiv sa i arritshëm aq edhe i vështirë, sa i afërt aq edhe jashtëzakonisht edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjëndje të përmirësojmë atë çfarë duhet përmirësuar dhe përmbushim çfarë duhet të përmbushim.

Kemi një skuadër të re me jo pak, por 83 deputet dhe më shumë se sa numri është përbërja e skuadrës, ështa harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja dhe është shpërndarja më e mirë se asnjëherë tjetër e peshës së përfaqësismit në çdo territor që i japin kësaj skuadre të re mundësinë që ta përballojë peshën që i duhet në këto vite kur Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related