Rama “shpërthen” ndaj kryebashkiakut të Vlorës në mes të festës së PS-së

Data

Protagonistës e pamjeve janë vetë Edi Rama dhe kryetari socialist i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ndryshe nga të tjerët të cilët i takoi me buzëqeshjen, duket se “punët” me Ermal Dredhën, Rama nuk i ka patur aspak mirë.

Pavarësisht kamerave dhe njerëzve të tjerë, kryeministri nuk është treguar aspak i kursyer me kritika ndaj Ermal Dredhës, edhe pse regjia i la në plan vetëm një fragment me disa sekonda, duke ndryshuar plan më pas.

Nëse me të gjithë të tjerët Edi Rama ishte futur në rol me buzëqeshje e batuta sic ndodh në pritje të tilla,për kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ndodhi ndryshe.

Me siguri kritikat lidhen me situatën problematike të krijuar në mes të sezonit turistik, ku Vlora po përballet me mungesë të ujit, shpesh herë mungesë të energjisë elektrike, si dhe me zjarret e shpeshtë në fushën e mbetjeve duke mbuluar qytetin bregdetar me re të zeza tymi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related