Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Data

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njofton se nesër e martë 17 qershor do të nisë procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 Majit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Celibashi thotë se në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Sipas kreut të KQZ procesi i rinumërimit të votave do të zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related