Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, e shoqëruar nga Markus Koths dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni.
Veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, në qendër të takimit ishte forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Ndërkohë Link nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë edhe më tej.
“Partneriteti ynë është ndërtuar mbi besim dhe transparencë. Bashkëpunimi ynë është dëshmi se krimi i organizuar luftohet vetëm përmes aleancave të forta ndërkombëtare. Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim”, tha Proda teksa shprehu vlerësimin për kontributin e BKA-së.
