Në një prej vendeve më të varfra të Europës, ku bujqësia përfaqëson rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto – përqindja më e lartë në Europë – Shqipëria paradoksalisht është bërë gjithnjë e më e varur nga importet ushqimore dhe konsumatorët e saj po paguajnë më shumë se qytetarët e vendeve të pasura për produkte bazë edhe se Gjermania.
Sipas Eurostat dhe INSTAT, shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime, përqindja më e lartë në të gjithë kontinentin.
Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian, kjo përqindje është rreth 13% dhe në rajon luhatet mes 25-35%.
Një analizë krahasuese me 52 produkte bazë, e zhvilluar nga “Monitor” mes Shqipërisë dhe Gjermanisë (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës) tregon se çmimet në Shqipëri janë mesatarisht 25.6% më të larta për artikujt e përditshëm si bulmet, qumësht pluhur, detergjentë, produkte për fëmijë dhe ushqime të përpunuara – ndonëse Gjermania ka të ardhura për frymë rreth 5–6 herë më të larta.
