Viti i ri shkollor, mesazhi i ministres së Arsimit: Sot hapin dyert 25 shkolla të reja! Prioriteti ynë…

Data

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka dërguar një mesazh urimi për 350 mijë nxënës që ulen sot në bankat e shkollës.

Ministrja Manastirliu shprehet se prioritet i qeverisë është edukimi i barabartë për të gjithë fëmijët, ndërsa thekson se përgjatë këtij viti do të ketë zhvillime të reja brenda shkollës, përmes roleve të reja të mësuesve

“Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara, të cilat mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues. Vetëm përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ndërsa shtoi se 28 mijë nxënës kalojnë për herë të parë pragun e shkollës. Ministrja vuri në dukje se janë bërë investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, duke përfshirë ndërtimin dhe rikonstruktimin e 100 shkollave dhe objekteve të tjera arsimore gjatë vitit 2024.

Një tjetër fokus i rëndësishëm, theksoi ajo, është përfshirja e teknologjisë dhe inovacionit në arsim.

“Kemi investuar në 200 shkollave me 216 laboratorë SMART, ku rreth 35 mijë nxënës do të përfitojnë nga programet e reja të TIK dhe programimit.”

Ministrja vuri theksin te rritja e pagave për mbi 30 mijë mësues dhe përpjekjet për zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve falas, me synim për të përfshirë 16 mijë mësues në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional.

Mesazhi i plotë i Ministres:

Sot fillojmë këtë rrugëtim të vitit të ri shkollor së bashku, edhe unë jam po aq e emocionuar sa ju, sepse çdo vit sjell sfida dhe mundësi të reja për të gjithë.

350 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave, ndërsa rreth 28 mijë prej tyre e kalojnë për herë të parë pragun e shkollës.

Të dashur nxënës të klasës së parë, shkolla është vendi ku ju do të mësoni, do të zbuloni botën, dhe më e rëndësishmja, të ndërtoni të ardhmen tuaj.

Kemi punuar fort që këtë vit të keni mundësinë të mësoni në shkolla edhe më moderne, që mësuesit të jenë edhe më të motivuar, që shkollat të jenë më të pajisura me materialet didaktike të nevojshme, të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvilloni intelektin dhe personalitetin tuaj që nga fillimi i shkollimit dhe gjatë gjithë edukimit tuaj.

Mundësuam tekstet shkollore falas për 238 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta të nxënësve në gjimnaze.

Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara, të cilat mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues. Vetëm përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

Në një epokë ku teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si mësojmë dhe punojmë, kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme për të përmirësuar aftësitë digjitale, aftësitë kreative dhe nxitjen e mendimit kritik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related