Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

Data

Sipas Rrakllit, i cili ka shënuar dhjetë gola me fanellën kuqezi, Rey Manaj nuk ishte i duhuri në ato momente për të goditur penalltinë, pasi kishte shpenzuar shumë energji.

Sfidën e kthimit (11 tetor) kundër Serbisë ai e sheh si finale për tanët, ndërsa më herët duhen tri pikë kundër Letonisë, sfidë e cila luhet të martën (10 qershor) në Riga.

0-0 kundër Serbisë – Me këtë barazim vështirësohet situata, sepse kemi ndeshjen e kthimit në Serbi. Bëmë një ndeshje të mirë, kishim përballë një skuadër të fortë fizike dhe në luftën në ajër. Kishin një rast me kokë dhe nuk bënë gjë më shumë.

Ne kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Penallti kanë humbur të gjithë, por përgjegjësia të ishte më e madhe. Më vjen keq që nuk e shfrytëzuam këtë rast.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related