PARTIA SOCIALISTE, MANDATI 19 (MAVI)
12 132 VOTA
PARTIA MUNDËSIA, MANDATI 2 (VERDHE)
11 827 VOTA
PARTIA DEMOKRATIKE, MANDATI 14 ? (BLU)
11 713 VOTA
Diferenca është vetëm 114 vota, por shpresat e Partisë Demokratike janë tek fletet e pavlefshme. Janë 18 mijë në Tiranë, nga të cilat demokratët besojnë se mbi 2 mijë mund të rikuperohen të vlefshme në favor të tyre, për të marrë mandatin e 14-të.
Por ky mandat i 14-të mund ti hiqet Erald Kaprit të Mundësisë, e do i shkonte doktorit të ri, Ilir Alimehmetit. Nuk dihet nëse tashmë në zyrën e doktorit të vjetër, prevalon një mandat më shumë, apo një rebel më pak në PD.
Alimehmeti tregoi se synon jo mandatin e 14, por të 13-tin, vendin e parë të më të votuarit në kryeqytet. Atë që ia mori Jorida Tabaku në fund të numërimit.
VOTAT E KANDIDATËVE TË PD, TIRANË
JORIDA TABAKU 20 586 VOTA (KUQE)
ILIR ALIMEHMETI 18 128 VOTA
ILIR META 7984 VOTA
MYSLIM MURRIZI 7289 VOTA
ASLLAN DOGJANI 7269 VOTA
LORANCA HOXHA 5872 VOTA
ELTON RROSHI 5452 VOTA
MIMOZA HAJDARMATAJ 5233 VOTA
LISANDËR HOXHA 2089 VOTA
ALTIN GOXHAJ 1975 VOTA
Diferenca mes tyre në total është 2 mijë e 400 vota, por pretendime kanë ngritur edhe kandidatë të tjerë. Duke nisur nga Ilir Meta i vendit të tretë, i cili është 10 mijë vota larg Tabakut, apo kushëriri i Elvis Rroshit e Mimoza Hajdarmataj me nga 5 mijë vota, Altin Goxhaj dhe Lisandër Hoxha me rreth 2 mijë vota.
Por, nuk duket e lehtë situata edhe në kampin socialist. Olta Xhaçka mori mandatin me vetëm 140 vota më shumë se Blerina Gjylameti, ndërsa në garë është edhe Etilda Gjonaj me 700 vota më pak. Nga burrat, Ornaldo Rakipi mori mandatin me 500 vota më shumë se Qefalia.
VOTAT E KANDIDATËVE TË PS, TIRANË
ORNALDO RAKIPI 10 424 VOTA (KUQE)
XHEMAL QEFALIA 9950 VOTA
OLTA XHAÇKA 6288 VOTA (KUQE)
BLERINA GJYLAMETI 6148 VOTA
ETILDA GJONAJ 5569 VOTA
Precedenti i hapjes së kutive të Tiranës, mund të pasohet me Durrësin. Në rast rinumërimi të Durrësit, ndryshimi i mandateve duket i vështirë, por gara është e fortë mes kandidatëve.
