Rama paralajmëron “fshesë” në qeveri, si do të spastrohen nga partia emra “VIP”, kandidatët për deputetë që ngelën…

Data

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje sinjalin më të qartë të një ndryshimi të madh në qeveri dhe një spastrim të thellë në krye të Partisë Socialiste. Në një mbledhje në Pallatin e Brigadave, me fituesit e 11 majit dhe kandidatët që mbetën jashtë Kuvendit, Rama ka folur për nevojën e “lëvizjeve të domosdoshme” në emër të mandatit të katërt. Mesazhi është i qartë, se, partia duhet pastruar nga lodhja, nga hijet dhe nga figurat që nuk e kapën dot trenin e fitores. Emra të njohur si Gjonaj, Kodheli, Majko e Gjylameti mbetën jashtë dhe pritet të sistemohen në poste të reja, por jo në Parlament. Rama theksoi se humbja nuk është fundi i karrierës, por një mundësi e re për ata që “e shohin politikën si shërbim, jo si karrige”. Ndërkohë, goditja më e madhe pritet të bjerë mbi kabinetin qeveritar, teksa disa ministra janë në prag “largimi të butë”, ndërsa të tjerë mund të zëvendësohen nga fytyra të reja. Por e gjithë kjo panoramë tregon se brenda PS po ndizet motori i një rilindjeje të re, ku luajaliteti ndaj Ramës dhe efikasiteti do të jenë kriteri i vetëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related