Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona, arrestohen dy të dyshuar

Data

Mbrëmjen e së dielës janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Podujevës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:30 autoritetet janë informuar për një incident me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se dy persona kanë pësuar lëndime.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende publike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. Lidhur me incidentin, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët pritet të merren në pyetje dhe të përballen me procedurat ligjore përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related