Kandidati i PD për qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka komentuar zgjedhjet dhe çfarë pritet të bëjë opozita.
Alimehmeti duke debatuar me socialistin Ardit Bidon në studio, u shpreh se fenomeni në këtë zgjedhje ndër të tjera ishte dhe treni bullgar dhe manipulimi i votimeve edhe një herë tjetër nga mazhoranca.
Alimehmeti shtoi se mbrojtja e votës pritet vetëm nga opozita, gjë për të cilën janë përgjegjës edhe institucionet shtetërore, që sipas tij në këto zgjedhje ishin inekzistente.
Mbrojtja e votës, sipas Alimehmetit është diçka jetike.
“Në radhë të parë, videot flasin vetë. Ç’duan materialet zgjedhore në një bar kafe. Po të vini re, këto gjëra i gjen opozita. Institucionet shtetërore i kemi pushim. Ndërkohë që task forca, institucionet kontrollet sytë mbyll. Nuk gjejnë dot gjë. Elementi i dytë. A është e përgjithësuar, kemi një raport të OSBE ODIHR. Na thonë që gara ka qenë e pabarabartë. Ka përdorim administrata. Intimidim të votuesve. Falja e gjobave 3 ditë para zgjedhjeve. Ta ndalon kodi. Raportet nuk thonë na është raportuar. Por kemi dëshmuar. Kanë prova dhe fakte ose kanë qenë dëshmitar. Sa kohë jemi në këto situata, është e kotë të flasim vullneti i popullit.
