Bushati: Humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve, janë ‘palaçot’ e SPAK

Data

Analisti Andi Bushati, ka shpërthyer ndaj SPAK, teksa ka deklaruar se janë humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve të 11 Majit.

Bushati nuk beson që dikush do të thotë ende se SPAK-u do të bëjë ndryshime apo do të kërcënojë kryeministrin Edi Rama, pasi task-forcat dhe “budalliqet” që u ngritën kanë treguar gjithçka.

Ai shtoi se çdo shqiptar duhet të pyesë veten se duke qënë se Rama ka krijuar një diktaturë dhe ka kapur institucionet, është e domosdoshme që të gjithë së bashku të kundërshtojnë këtë situatë.

Këtu nuk ka humbur opozita, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve janë këto palaçot e SPAK.

S’e besoj që këtej e tutje e mori vesh çdo njeri që SPAK është një pacavure, s’besoj që më njeri të thotë tani: “Ore, ka një SPAK këtu që do bëjë naming, do i tundë dhëmbët Edi Ramës.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related