Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

Data

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për të lënë mënjanë “luftërat politike” që kanë ndarë vendin që nga referendumi i Brexit-it, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse që synon të rivendosë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe.

 

Marrëveshja, e cila u finalizua të dielën mbrëma përpara një samiti të nivelit të lartë në Londër me pjesëmarrjen e krerëve të BE-së Ursula von der Leyen dhe António Costa, përfshin fusha kyçe si peshkimi, tregtia, mbrojtja, energjia dhe bashkëpunimi politik. Një element thelbësor është leja e aksesit të anijeve evropiane në ujërat britanike për një periudhë 12-vjeçare, në këmbim të lehtësimeve për barrierat tregtare midis të dyja palëve.

Sir Keir Starmer e përshkroi marrëveshjen si një “moment për të parë përpara” dhe për të zhvendosur fokusin nga përçarjet që kanë karakterizuar periudhën pas Brexit-it. “Është koha të largohemi nga debatet e vjetra dhe grindjet politike, për të gjetur logjikë të shëndoshë dhe zgjidhje praktike që u japin më të mirën njerëzve tanë,” tha ai në samit.

Ai shtoi se qeveria britanike është e gatshme të punojë me partnerët evropianë në çdo fushë që sjell përfitime konkrete për qytetarët.

Marrëveshja është pritur me reagime të përziera në skenën politike britanike. Partia Konservatore dhe Reform UK e kanë kritikuar si një “dorëzim tjetër ndaj Brukselit”, ndërsa Demokratët Liberalë e kanë cilësuar si një “hap pozitiv” drejt rindërtimit të marrëdhënieve me BE-në.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related