Rama akuza opozitës: Po përhapin gënjeshtra për korrupsionin

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj opozitës gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë, duke i akuzuar për përhapje të informacionit të pavërtetë mbi korrupsionin.

Sipas Ramës, niveli i korrupsionit në Shqipëri është më i ulëti historik dhe qeveria aktuale ka bërë më shumë se çdo tjetër për ta luftuar atë. Ai argumentoi se rritja e pagave dhe pensioneve është tregues i rritjes së të ardhurave në buxhet dhe, sipas tij, nuk përputhet me pretendimet për rritje të korrupsionit.

Kreu i qeverisë krahasoi gjithashtu situatën aktuale me periudhën kur opozita ishte në pushtet, duke thënë se qytetarët përballeshin me radhë të gjata për shërbime bazë si pagesa e energjisë apo marrja e dokumenteve.

Në fjalën e tij, Rama theksoi edhe rëndësinë e procesit të integrimit europian, duke e cilësuar si një mundësi historike për vendin dhe duke paralajmëruar se dështimi për ta realizuar do të ishte i pafalshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related