Dorëheqja e Yermak trondit Kievin: goditja më e rëndë politike për Zelenskyn që prej nisjes së luftës

Data

Humbja e aleatit më të ngushtë të Volodymyr Zelensky është një goditje e madhe personale për presidentin ukrainas dhe mund të dobësojë autoritetin e tij , sipas një analize të SkyNews .

Andriy Yermak dha dorëheqjen të premten , disa orë pasi shërbimet antikorrupsion të Ukrainës bastisën shtëpinë e tij në mes të një skandali të madh korrupsioni që ka tronditur vendin. Ai tha se po bashkëpunonte plotësisht me hetuesit.

Skandali i korrupsionit ka detyruar dy ministra të tjerë ukrainas të japin dorëheqjen . Megjithatë, largimi i Yermak është më i rëndësishmi për Zelenskyn që nga fillimi i luftës në Ukrainë gati katër vjet më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related