Kosovë/ Vazhdon shtrenjtimi i produkteve ushqimore, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve

Data

Teksa qytetarët ankohen se po u rëndohet gjendja ekonomike, bizneset ngritjen e çmimeve ia atribuojnë shtrenjtimit të rrymës. Njohësit e fushës thonë se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet edhe muajt në vijim. Njoftime për ngritje të çmimeve janë hasur së fundmi në disa biznese në vend.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, vlerësohet se i ka paraprirë nisjes së një vale të re të ngritjes së çmimeve në Kosovë. Çmimi i bukës ka nisur të rritet, ai i qumështit është paralajmëruar të rritet ditëve në vijim, teksa edhe çmimi i perimeve, mishit, kafesë e produkteve të tjera kanë shënuar ngritje.

“Tash po e cekim vetëm rrymën. Vaji para dy vitesh ka qenë 89 centë, tash është 1 euro e 90 centë,” ka deklaruar një qytetar.

“Një numër i madh i qytetarëve jetojnë me ndihma sociale. Qysh do ta paguajnë ata rrymën? Nuk kanë mundësi ta paguajnë. Unë e kam pensionin pak më të mirë, por po kam probleme”, deklaron një tjetër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related