Analiza e Reuters: Cili është plani i ri i Komisionit Evropian për vendosjen e një bllokade ndaj gazit rus!

Data

Komisioni Evropian pritet të hartojë sot një plan se si të bllokojë marrëveshjet e reja të gazit rus dhe do të ndërpresë gradualisht kontratat ekzistuese me Moskën, ndërsa kërkon t’i japë fund dekadave të marrëdhënieve energjetike me furnizuesin dikur kryesor të gazit në Evropë.

Sipas Reuters, BE-ja ka një qëllim jo-detyrues për t’i dhënë fund varësisë së saj nga lëndët djegëse fosile ruse deri në vitin 2027, të cilin e vendosi pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Hartë rrugore

Një nga masat që Komisioni po përgatit të zbatojë është t’u lejojë kompanive evropiane të “prishin” kontratat ekzistuese të gazit rus deri në fund të vitit 2027.

Megjithatë, avokatët kanë thënë se do të jetë e vështirë që këto marrveshje të prishen masivisht dhe se blerësit mund të përballen me sanksione.

Cilado qofshin mjetet që propozon Komisioni, ato nuk do të aktivizohen menjëherë. Komisioni duhet të vazhdojë me propozimet legjislative në muajt në vijim, të cilat do të kërkojnë miratimin e Parlamentit Evropian dhe një shumice të kualifikuar të vendeve të BE-së, varësisht nga lloji i instrumentit ligjor të propozuar. Planet mund të ndryshojnë deri në momentin e fundit, para publikimit të planit final gjatë ditës sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related