Mali me mbetje në Sharrë/ Rama: Duhet të konfiskohet inceneratori që të vijojmë me investimet

Data

Rama tha se milionat e eurove janë paguar vetëm për shërbimin dhe sipas tij, nuk janë as 400 milion euro apo 150 milion.

Në lidhje me situatën kritike tek landfilli i Sharrës ku nuk ka fare incenerator dhe janë bërë mbetjet male, Rama tha se ajo është vetëm e sekuestruar dhe shteti vetëm administron. Sipas tij, duhet të konfiskohet që aty të vijohet me investime dhe të vihet në punë.

Ylli Rakipi: Zoti Rama, strategjia juaj për menaxhimin e mbetjeve ishin inceneratorët. Sot, ideja juaj ka prodhuar vetëm disa zyrtarë të arrestuar, por asnjë incenerator funksional. Janë paguar mbi 100 milionë euro dhe nuk ka incinerator në Tiranë.

Edi Rama: Nuk janë as 400 as 150 në realitet. Çfarë është paguar? Shërbimi. Sa i përket strategjisë, jemi ku e ku me ku ishim më parë nga pikëpamja e grumbullimit. Ajo që po të thosha, kontratat me këto struktura, kanë një çmim që është qesharak në raport me çmimin real që paguhet në çdo vend të Europës. Problematika aty, çfarë ka ndodhur midis palëve jashtë binarëve të ligjit. Këtë po heton prokuroria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related