Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të mazhorancës socialiste, duke vendosur Kuvendin të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias se si duhet ta veprojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetës Olta Xhaçka.
Në postimin e tij në Tëitter, Bardhi thekson se ‘kërkesa e mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes strategjike, Olta Xhaçka është një kërkesë përveçse e paligishme, por qesharake deri në absdurditet’.
Bardhi i ka bërë thirrje Gjk që të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.
Postimi i plotë:
Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetës strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligishme, është qesharake deri në absdurditet!
Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!
