Si ekspertët e OPDAT që riktheu Trump brenda SPAK po asistojnë prokurorët për të shkuar më shpejt te arrestimi i…

Data

Katër vjet hetim “paraprak”, asnjë arrestim, asnjë masë konkrete për dy kallëzime të rënda për korrupsion të bërë nga ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në prill të vitit 2021. Meçollari, një nga zërat më këmbëngulës që ka denoncuar korrupsionin në nivelet më të larta të ushtrisë dhe administratës shqiptare, denoncoi dje publikisht këtë vonesë absurde në një kohë kur vetë SPAK, ka pranuar se sistemi ka probleme serioze në menaxhimin e dosjeve të mbartura dhe hetimeve të vjetra.

Por mesa duket, një ndryshim rrënjësor po përgatitet. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka konfirmuar përpara anëtarëve të KLP se është drejt finalizimit një manual i ri pune, një udhëzues praktik dhe strategjik që synon të shkëpusë SPAK-un nga ngërçi i dosjeve të mbuluara me pluhur. Në qendër të këtij ndryshimi qëndron ndihma e ekspertëve të OPDAT, një strukturë amerikane e cila, pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump për ngrirjen e fondeve të USAID për 90 ditë, u rikthyen sërish pak ditë më parë në zemër të reformës në drejtësi në Shqipëri. Manuali do të publikohet në faqen zyrtare të SPAK pas miratimit, dhe pritet të shndërrohet në një armë të re për përshpejtimin e çështjeve të ndjeshme dhe për ta nxjerrë drejtësinë nga rrethrrotullimi i pafundshëm i vonesave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related