Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Rama dhe Berisha ia kanë frikën vetëm atij dhe se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë “Koalicioni Euroatlantik” që ka themeluar ai.
Basha shprehet se i vetmi që ua prish lojën Ramës dhe Berishës është koalicioni Euroatlantik.
Ylli Rakipi: Pse del ti dhe i bën këto video me Ramën? I kërkon ndihmë Ramës që të mbetesh? Dole në një dhomë të dielën, Rama dhe Berisha dolën në mitingje të mëdha. Ti pse i bën këto?
Lulzim Basha: Që në 11 maj shqiptarët të mos mbeten në zgjedhjen pa zgjidhje, o Rama o Berisha. Votën hidhe për Koalicionin Euroatlantik dhe shokët bashkë me Ramën do marrin rrugën e 313. Ne mbështesim SPAK-un… Ramën dhe trekendëshin e Bermudës i bashkon frika nga SPAK. Votoni numrin 4, e vetmja rrugë kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj.
